Katastrofa ekologjike në bregdetin e Durrësit në nëntor të vitit 2015 është bërë nga anija "Bridge" e cila me flamur qipriot ka ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë.
Është ky konkluzioni i hetimeve të prokurorisë së Durrësit e cila tashmë ka ngritur akuzë zyrtare ndaj kapitenit grek të anijes Efthymyos Sokos dhe pjesëtarit të ekuipazhit të kësaj anije Charalampos Chiotelis.
Akuza zyrtare ndaj këtyre dy shtetasve është ajo e ndotjes së ujërave ku sipas kodit penal shqiptar dhe nenit 203 dënohet me burg nga pesë në 10 vite.