Një konflikt që vazhdon prej 5 vitesh mes dy vëllezërve që jetojnë në Manzë të Durrësit, të cilit gjykata i dha zgjidhje një ditë më parë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mesditën e sotme Medi Koleci, bashkë me djemtë e bashkëshorten e tij kanë masakruar me sëpatë kunatën, 55-vjeçaren Qefsere Koleci, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin, por më të rënda në kokë.
Por pse ka ndodhur kjo ngjajre? Djali i saj, Eltoni në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report TV, Driçim Caka tregon të gjithë konfliktin me familjen e xhaxhait dhe si ata kanë dhunuar e hedhur në një kanal nënën e tij, duke i marrë edhe celularin që të mos kontaktonte me njeri.
Ka mjaftuar një moment, kur nëna e tij ka thirrur për ndihmë xhaxhain e madh Aliun, siç tregon Eltoni që xhaxhai i tij, Mediu me djemtë e bashkëshorten të iknin nga toka ku po dhunonin nënën e tij.
?E gjetëm në kanal nënën të mbuluar me gjak. I kishin marrë dhe telefonin xhaxhai me djemtë e gruan e tij"
Djali i gruas së dhunuar Elton Koleci