Zoti Tavo tha se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
"Kam urdhërruar ngritjen e dy specialistëve për të hetuar shkaqet e vdekjes. Një grup specialistësh ndodhet në pavionin pediatrik në Durrës dhe një grup në spitalin e pediatrisë pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza". Presim hetim të hollësishëm. Pas nxjerrjes së konkluzioneve do të jetë vendimmarrje nga Ministria e Shëndetësisë. Urdhërova pezullimin e Shefit të Shërbimit të Laboratorit dhe shefin e Shërbimit të Pediatrisë në Durrës", tha ministri i Shëndetësisë.
(ad.ti/shqiptarja.com)