Ora News - Sekuestrohet pasuria mbi 1 milion euro e grupit Habilaj

Ora News Lajme 2018-09-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke sekuestruar pasuritë e grupit të dyshuar kriminal "Habilaj".

Pasuritë e sekuestruara janë të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht apartamente, makina dhe prona të tjera që kapin vlerën e milionë eurove.

Sipas njoftimit të Prokurorisë pasuritë janë në emër të të akuzuarve të dosjes Habilaj, të cilët gjykohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në total janë sekuestruar 4 ndërtesa, 10 apartamente, 1 garazh, 5 makina dhe truall të gjitha në Vlorë që në total kapin vlerën e disa miliona eurove. Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e 545 000 eurove dhe 40 130 000 lekë.

Kjo masë sekuestro vjen një vit pasi Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal për veprat trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë?, ku në hetim është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike". thuhet në njoftimin e Prokuirorisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohen-pasurite-e-habilajve

Share This Video


Download

  
Report form