Ora News - Ndërtuesit në zonën e Golemit iu bllokua pasuria 2 milion euro

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 2 milion euro pasuri, e dyshuar si e përfituar nga aktivitete kriminale është sekuestruar këtë të martë (20 shkurt 2018) në Durrës me vendim të Gjykatës dhe kërkesë të prokurorisë e policisë lokale.

Asetet e sekuestruara përfshijnë toka, pemëtore, ambiente biznesi dhe apartamente dhe sipas njoftimit të agjensive ligjbbatuese i përkasin një 42 vjeçari i cili rezulton person i dënur me 12 vjet burg për trafik droge.

Ora News ka arritur të mësojë se bëhet fjalë për shtetasin Sajmir Tusha, i njohur si ndërtues me veprimtari në zonën e Golemit.

Nën sekuestro u vunë 25 000 m2 tokë arë, 10 100 m2 pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2, 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Agjensitë ligjzbatuese për momentin nuk japin detaje nëse të gjitha këto asete ndodhen vetem në Durrës, por Ora News ka mësuar se apartamentet kryesisht janë në zonën e Golemit, ndërsa tokat në zonën e Shijakut.

Burimet thonë se 42 vjecari ishte nën hetim prej disa muajsh, pas një referimi të policisë së Durrësit që pasi është konkretizuar nga organi i akuzës ka marrë edhe firmën e një gjykatësi në qytetin bregdetar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndertuesit-ne-zonen-e-golemit-iu-bllokua-pasuria-2-milion-euro

Share This Video


Download

  
Report form