Report Tv-Si u kapën mat zyrtarët e Hipotekës në Shkodër, kush është seksesi dhe përfituesi

Report TV 2018-09-21

Views 10

Policia e Shkodrës jep detaje të reja për rastin e korrupsionit në Hipotekën e Shkodrës, ku një ditë më parë ranë në pranga dy persona dhe dy të tjerë u ndaluan.

Sipas policisë së Shkodrës, specialisti i Hipotekës Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër është kapur mat në momentin që shkëmbente paratë brenda Hipotekës së Shkodrës dhe jepte në këmbim një certifikatë pronësie për shtetasin Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Kujtojmë që mes të ndaluarve është edhe juristi i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak e Mirjan Bletaj. Ky i fundit mësohet të ketë pasur dijeni për ngjarjen. Po ashtu I ndaluar ështe edhe Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër në rolin e sekserit

Mirjan Bletajt është njëherësh këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana.

Rolet e të arrestuarve dhe ndaluarve në rastin e korrupsionit
Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër (Specialist në Hipotekë)

Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, (Përfituesi i certifikatës)

Jurisit Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër (juristi bashkëpunëtor)

Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër. (Sekseri)

Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale ?Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?. Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form