Negociatat Kosove-Serbi, Rama: Shans historik

RTV KLAN 2018-09-20

Views 0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti një shans historik, momentin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një interviste me gazetarë dhe analistë në studion e ?Opinion?.

Rama nuk pranoi të japë një përgjigje të qartë për qëndrimin e tij, por citoi Ibrahim Rugovën që fliste për shkëmbim territoresh në vitin 1992.

Në Opinion Rama foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për idenë e vettingut në politikë.

Për të bindur gazetarët në studion e Opinion se vërtet ka dilema mbi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama pranoi se debaton edhe me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që është shprehur kategorikisht kundër kësaj ideje.

Por megjithëse nuk pranoi të japë një përgjigje koncize mbi këtë çështje, u duk se kryeministri anon në anën e një marrëveshjeje, kur citoi Ibrahim Rugovën.

Rama pranoi se kishte folur edhe me Vuçiç për këtë çështje, por normalisht, presidenti serb qëndron në anën tjetër të interesave.

Për temën e Teatrit Kombëtar, kryeministri nuk ka dilema, as nostalgji dhe as emocione. Godina, sipas tij, nuk ka asnjë vlerë të trashëgimisë kulturore, ndërsa kullat në Tirane, janë shume pak.

Tonet në ?Opinion? i ngriti ideja e vettingut në politikë, lidhjet e politikes me krimin dhe komentet për to.

Rama nuk pranoi se nga dekriminalizimi e pësuan deputetet e Partisë Socialiste, nga e cila u penalizua vetëm një deputet tha ai, legjislaturën e kaluar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form