Bujanovci me syte nga negociatat Kosove–Serbi

RTV KLAN 2018-09-07

Views 0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ndjekur zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke pritur nëse do të flitet për ta në Bruksel, ata shpresojnë që do të jenë temë e bisedimeve herët a vonë.

Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se Kosova gënjen dhe do të fusë tema siç është Lugina e Preshevës, për të cilën nuk mund të flitet.

Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, beson se bashkimi i tyre është ende në agjendën, pavarësisht kundërshtimeve.

Ai thotë se shqiptarët kanë tentuar të integrohen në Serbi, por kjo nuk ka funksionuar. Fakti që të gjithë shqiptarët duan bashkim me Kosovën, flet vetë.

Shqiptarët besojnë se dialogu do të vazhdojë dhe në mënyrë paqësore dhe se ideja e tyre do të gjendet në tavolinë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form