Ora News - Prindër e fëmijë në protestë për mbylljen e shkollave

Ora News Lajme 2018-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 150 nxënës të arsimit 9 vjeçar të fshatit Borakaj të Shijakut nuk e kanë nisur ende procesin mësimor. Shkolla e fshatit është mbyllur prej dy vitesh për shkak se është në gjendje të amortizuar. Për këtë arësye, ata duhet ta zhvillojnë mësimin turn i dytë në Maminas.

Të mërkurën, nxënës e prindër protestuan para bashkisë së Shijakut ku kërkuan rikonstruksuionin e shkollës ?Adem Sabli?.

"Duam shkollën tonë", tha një nxënëse.

Prindërit janë të vendosur për të mos i dërguar fëmijët e tyre në shkollën e Maminasit në rast se kërkesa e tyre për shkollën e fshatit nuk merr zgjidhje të shpejtë.

"Ne nuk shkojmë më në Maminas, duam shkollën tonë", tha një prind.

Shkolla e Maminasit është rreth 5 kilometra larg. Prindërit thonë se fëmijët rrezikohen gjatë transportit!

"Është jashtë kushteve", tha një tjetër prind.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prinder-e-femije-ne-proteste-mbylljen-e-shkollave

Share This Video


Download

  
Report form