Çairi në ofensivë për rikonstruimin e shkollave dhe çerdheve për fëmijë

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Në shkollën fillore "Hasan Prishtina" të Komunës së Çairit nisën sot punimet për meremetimin e objektit. Kryetari i komunës Izet Mexhiti tha se 500 mijë eurot për rindërtimin e saj, janë siguruar nga Banka Botërore. Po ashtu, bashkë me shkollën fillore "Hasan Prishtina" do të riparohen edhe çerdhet "Fidani" dhe "Borëbardha". Mexhiti paralajmëroi se punimet pritet të përfundojnë para nisjes së vitit të ri shkollor.

"Projekti përfshin ndërrimin e dritareve të vjetra me ato të reja të profilit PVC, çmontimin e kulmit të vjetër dhe ndërtimin e kulmit të ri me izolim modern, si dhe riaftësimin dhe riparimin e dyshemesë dhe në fund vendosja e fasadës së re. Në kuadër të këtij projekti është paraparë dhe ndërrimi i dritareve, riaftësimi dhe riparimi i dyshemesë pranë çerdheve "Fidani" dhe "Borëbardha", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha se me kredinë e miratuar nga Banka Botërore do të rikonstruohen edhe shumë shkolla në nivel të Maqedonisë.

"Gjithashtu ministria e arsimit dhe shkencës në bazë të grantit që e ka siguruar nga Banka për zhvillim pranë Këshillit të Europës, dhe kredisë të siguruar pranë kësaj banke, kemi paraparë që shumë shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoni, në mesin e tyre edhe shkollat e komunës së Çairit për rikonsitruim dhe rehabilitim të këtyre shkollave në drejtim që të krijohen kushte të volitshme për një mësim normal, për kushte optimale që nxënësit dhe arsimtarët të kenë mundësi sikurse bashkëmoshatarët e tyre ne nivel nacional dhe jashtë shtetit", tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, nipi i Hasan Prishtinës, Memet Prishtina dhe shumë autoritete të tjera. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS