Instituti Kulinar “Neranxi”, çel siparin e vitit të ri shkollor, përgatitja garanton vendin e punës

Report TV 2018-09-18

Views 8

Instituti Kulinar Neranxi, çel siparin e vitit të ri shkollor, në një ceremoni ku ishin pjesëmarrës mijëra studentë që aspirojnë të bëhen specialistë në fushën e kulinarisë dhe shefa kuzhine vendas por edhe të huaj, të cilët eksperincën e tyre e sjellin vetëm tek Neranxi.
Presidenti i Kompanisë, Nikollaq Neranxi theksoi në fjalën e tij se përkushtimi ndaj studentëve dhe mësimdhënies, e ka bërë këtë Institut të jetë kaq i suksesshëm.

Nuk kishtë mënyrë më të bukur për të festuar 10 vjetorin e shkollës sonë, sesa kjo pamje madhështore. Sivjet ne kemi shifrën rekord të regjistrimeve në shkollën kulinare Neranxi. Me qindra të rinj janë dilplomuar në shkollën tonë, të cilët punojnë në bare e restorante, në pastiçeri e hotele, në Shqipëri edhe jashtë vendit. Kemi vënë në dispozicion autobusin e shijes dhe ne bëjmë aktivitete të ndryshme në çdo cep të Shqipërisë.

Nikollaq Neranxi, President i Kompanisë ?Neranxi?
Në ceremoninë e ditës së parë të shkollës, 2 prej mijëra studentëve na tregojnë sa i vlefshëm ka qenë studimi në këtë Institut dhe përse kanë zgjedhur pikërisht Kompaninë Neranxi.

Vlen shumë eksperienca që kam marrë tek Neranxi dhe kam hapur restorantin tim në Spille, dhe kam filluar punë tek instituti kulinar Neranxi, jam asistent profesor.

Zuk Thaçi, asistent professor
Kam zgjedhur institutin kulinar Neranxi sepse mendoj se është një mundësi më e mirë për të ardhmen tonë.

Orest Fejzaj, student
Mes dhjetëra shefave të mirënjohur të kuzhinës Isidoro Giglio pohon edhe një herë rritjen e Instituti Kulinar Neranxi në këta 10 vjet.

Unë jam profesor italian dhe mësoj pasticceri e xhelateri në Institutin Kulinar Neranxi. Ky është viti i tretë që marr pjesë në këtë event të madh inaugurimi. Në këta 3 vjet e kam parë Institutin Kulinar Neranxi të rritet. Këtë vit janë regjistruar shumë më shumë nxënës se viti i kaluar cka do të thotë se ky institut u jep shumë të rinjve. Nëpërmjet punës përpiqemi që të japim të gjithë profesionalizmin tonë dhe ti japim një formim sa më të mirë atyre.

Isidoro Giglio, shef kuzhine
?Neranxi?, kompania lider në sektorin ushqimor i ofron të rinjve shqiptarë një profesion me vlerë, i cili garanton vendin e punës.

Share This Video


Download

  
Report form