Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar në kryeqytet. Qysh prej orëve të para të mëngjesit, rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë të bllokuara, për shkak të prezencës së madhe të automjeteve.
Në rrugët e Tiranës gjatë gjithë ditës do të ketë prezencë të shtuar të forcave të policisë të cilat përveç mbarëvajtjes së rendit, kanë marrë masa edhe fillimin e vitit shkollor.
Sot mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisin vitin e ri shkollor 2017-2018, nga këta 33 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nisja-e-vitit-te-ri-shkollor-trafik-i-renduar-ne-tirane/