Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjatë vitit të ri shkollor, furgonët që furnizojnë bizneset afër shkollave do të kenë orare fikse të caktuar nga bashkia e Tiranës për të mos rrezikuar jetën e nxënësve dhe për të mos krijuar trafik. Gjithashtu, do të çertifikohen furgonët e transportit të nxënësve dhe do të zhvillohen intensivisht aksione për lirmin e hapësirave pranë institucioneve arsimore. Këto janë një plan masash të bashkisë së Tiranës në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
Erion Veliaj: ?Urdhra të rinj për mënyrën se si bëhet transporti publik, se si bëhet furnizimi, kompanitë janë të lajmëruara që nuk do të ketë furnizim të dyqaneve gjatë orëve të ditës kur fëmijët shkojnë në shkollë, shkaktohet trafik. Dhe interesi ynë është që 100 mijë fëmijë që shkojnë në shkollë të mos humbasin orën e parë, sepse në një qytet me trafik të rënduar bëhet furnizimi në të njëjtën kohë kur famijarët nxitojnë të cojnë fëmijët në shkollë?.
Kryetari i bashkisë së tiranës Erion Veliaj nga shkolla 9 vjecare Ali demi tha janë përfunduar 60 shkolla të cilat iu nënshtuarn rikonstruksonit ndërkohë që 100 të tjera kanë nevojë të mirëmbahen.
Erion Veliaj: ?Tirana ka mbi 100 shkolla të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje konstante, megjithatë po bëjmë përpjekje të mëdha për të qenë gati për vitin shkollor.
Bashkia dhe ministria e arsimit do të punojnë së bashku në një sërë nismash të reja për shëndërrimin e shkollave në shkolla komunitare si projek i nisur 2 vjet më parë nga ministria Nikolla.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/eliminimi-i-trafikut-veliaj-bizneset-do-te-furnizohen-me-orare/