Ora News - Aksioni i IKMT nis me tensione në Jalë, banorët: Dhomat janë ende me pushues!

Ora News Lajme 2018-09-18

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur mes tensionesh aksioni i IKMT për shembjen e ndërtesave pa leje në Jalë. IKMT ka nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë.

Ata kundërshtojnë shembjen e banesave, duke pretenduar se çështjen e kanë çuar në gjykatë dhe janë ende në proces.

Banorët thonë se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues.

Në zonë kanë zbarkuar forca të shumta policie.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksioni-i-ikmt-nis-me-tensione-ne-jale-banoret-dhomat-jane-ende-me-pushues

Share This Video


Download

  
Report form