Ora News – Nis aksioni i IKMT për pastrimin e territorit të Spitalit Shkodër

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në oborrin e spitalit rajonal të Shkodres nisi përpara mbërritjes së ministres së Shendetesisë Ogerta Manastirliu.
4 objekte pa leje janë në sitë për t?u rrafshuar nga IKMT, si inspektoriat mbështetes në këtë aksion prioritar të 100 diteve të para të punës së këtij dikasteri. Por Manastirliu mbërriti në spitalin rajonal edhe për disa investime të tjera, si salla e sterilizimi dhe uniformat e reja të punonjësve të shendetesisë. Standarte këto që për ministren do të ndikojnë në rritjen e kushteve higjeno ? sanitare, por edhe të shërbimit në tërësi për pacientet.
Problemet që ka shendetesia janë të shumta dhe Manastirliu nuk e fsheh këtë fakt, që nga mungesa e medikamenteve e deri tek largimi i mjekeve. Premton ndërhyrje, që nga rritja e buxhetit për spitalet, e deri tek pagat e diferencuara për mjekët specialist.
Në fund ajo flet edhe për konkursin e çelur për drejtuesit e ri të spitaleve. Pasi të kalojnë 3 fazat e testimit, do të mund të mësohen emrat e ri që do t?i besohen këto poste.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-aksioni-i-ikmt-per-pastrimin-e-territorit-te-spitalit-shkoder/

Share This Video


Download

  
Report form