Shkulja e mandarinave në Konispol, kryebashkiaku: Fermeri s'respektoi kontratën

Report TV 2018-09-17

Views 0

Beqiri tha se kontrata e fermerit me Bashkinë e Konispolit, i cili kishte marrë me qira parcelën, nuk ishte për qëllime bujqësore, por për shfrytëzimin e tokës për kullota. Sipas tij, shkelja e kontratës nga fermeri solli edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Toka ishte dhënë me qira për kullota dhe të shfrytëzohej për kositjen e barit. Sipas ligjit, nuk lejohet të bëhet nga kullotë në tokë bujqësore. Nga ana e Bashkisë janë kryer të gjitha procedurat. Është thirrur personi në Bashki, është konsultuar dhe i është bërë e ditur se duhet të respektojë pikat e kontratës me bashkinë. Nuk bëjmë qoka me tokat pronë të bashkisë, apo pronë shtet, por zbatojmë ligjin. Nuk mund ta tjetërsojë kush pronën e Bashkisë pa kaluar të gjitha instancat shtetërore. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit është bërë për llogarinë tonë, me kërkesë të policisë bashkiake.

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol
Beqiri thekson gjithashtu se fermerit iu la tre ditë kohë për zhvendosjen e rrënjëve në tokën e vet nga prona shtetërore. Pasi ato u shkulën nga policia, thotë ai, fermeri i mbolli në tokën e tij private.

I ofruam tre ditë kohë që të bënte zhvendosjen e pemëve në tokën e vet. Nuk e pranuan këtë marrëveshje me Bashkinë. Pasi u krye veprimi dolën me teorinë që nuk na u ofrua asgjë. Anarshi nuk mund të lejohet, jo kushdo mund të zërë tokën e Bashkisë dhe të bëjë çfarë të dojë. Zotëria i ka mbjellë ato pemë në tokën e vet. Këtë mund ta verifikoni. I ka mbjellë, ato pemë të shkulura, që ditën e nesërme në tokën e vet.

Shuaip Beqiri, kryetar i Bashkisë Konispol

Nga ana tjetër, fermerët Koço dhe Margarita Jani pranojnë që kanë bërë shkelje, por jo të kenë kryer krim. Ata kanë mbjellë 250 rrënje mandarina me të ardhurat e tyre modeste në një tokë djerrë e të marrë me qera po nga Bashkia e Konispolit dhe pa kërkuar ndihmë nga shteti.

Share This Video


Download

  
Report form