Ora News - PD shpërndahet në 133 shkollat e mbyllura: Ku po e çon arsimin kjo qeveri?

Ora News Lajme 2018-09-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të shkollës, 16 deputetë të Partisë Demokratike u shpërndanë në të gjithë vendin për të denoncuar problematikat në arsim. Edhe pse nuk janë shifra të konfirmuara, ata thanë se kanë evidentuar 133 shkolla të mbyllura në ditën e parë të vitit shkollor. Denoncimeve të opozitës, në emër të mazhorancës u ktheu përgjigje Taulant Balla nga Elbasani, i cili tha se qeveria nuk ka një shkop magjik për ta ndryshuar situatën menjëherë.

16 deputetë të Partisë Demokratike të shpërndarë në të gjithë vendin denoncuan problematikat me arsimin në ditën e parë të shkollës.

Luan Baçi ishte në krah të banorëve të fshatit Boçovë të Fierit që protestuan kundër mbylljes së shkollës, vendim për të cilin thanë se nuk u është marrë mendimi, ndërsa akuzuan se nuk është zgjidhur as çështja e transportit.

Por Drejtori i shkollës ka një tjetër version, ndërsa thotë se pjesa më e madhe e prindërve kanë qenë dakord për transferimin.

Dhurata Çupi ishte në Klos, nga ku tha se në qarkun Dibër janë mbyllur 30 shkolla dhe mungesa e kushteve ekonomike ka bërë që dhjetra nxënës të mos e nisin vitin e shkollor.

Çupi: "Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare.Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?"

Deputetja Lindita Metaliaj ka denoncuar mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhës, ndërsa Klevis Balliu tha se 7 shkolla u mbyllën në Pogradec, dhe Tritan Shehu theksoi mbylljen e18 shkollave në Gjirokastër.

Ndërkohë që deputetët e qarkut të Elbasanit, Endri Hasa dhe Luçiano Boçi, ishin në shkollën e Bradasheshit, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit, por që ende nuk është hapur, për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Boçi: "Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan".

Denoncimeve të ppozitës iu përgjigj nga Elbasani, Taulant Balla.

Edhe pse nuk janë shifra të konfirmuara, ata thanë se kanë evidentuar 133 shkolla të mbyllura në ditën e parë të vitit shkollor.ër më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-shperndahet-ne-shkollat-e-mbyllura-ku-po-e-con-arsimin-kjo-qeveri

Share This Video


Download

  
Report form