BERAT - Një 70-vjeç ka mbetur i lënduar në Berat pasi është përplasur nga një motor tip "Yamaha". Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj në aksin rrugor Berat-Poshnje, kur 25-vjeçari A.M ka aksidentuar 70-vjeçarin Th.D. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në spital është edhe transportuar edhe drejtuesi i motorit i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisë:
Berat
Informacion paraprak
Në datën 17.09.2018, rreth orës 09:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj shtetasi A.M, 25 vjeç, banues në Otllak duke drejtuar motorin tip Yamaha ka aksidentuar shtetasin këmbësor Th.D rreth 70 vjeç, banues në Berat.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi Th.D i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Spital dhe drejtuesi i motorit pasi ka marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.