Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës 50 vjeçari i cili u përplas një natë më parë nga një automjet ndërsa udhëtonte me motoçikletë.
Sipas bluzave të bardha, Gjovalin Hila nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra në pjesën e kokës si pasojë e aksidentit.
Përplasja ndodhi pranë kryqëzimit ?Ura e Thive? në lagje ?Ndoc Mazi? ku automjeti tip Benz me targa AA 299 OA me drejtues shtetasin Ardian Kodra është përplasur me motorin me targë AF 254 me drejtues shtetasin Gjovalin Hila.
Goditja ka qenë e fortë mes mjeteve duke lënë për pasojë të plagosur rënde 50 vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.
Plagët si pasojë e përplasjes i kishte më të shumta në pjesën e kokës, pasi në momentin e rrëzimit ai ka pësuar disa rrokullisje, thanë burime në vendngjarje.
Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/shkoder-50-vjecari-me-motor-plagoset-rende-nga-nje-benz/