Pastrohet Tirana nga plehrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tirana i bashkohet ditës botërore te pastrimit. Pas thirrjes se kryetarit te bashkisë, punonjës te pastrimit, vullnetare por edhe qytetare kane nisur mbledhjen e mbeturave ne zona te ndryshme te kryeqytetit. Veç lagjeve dhe rrugëve, aksioni është shtrire edhe ne ambientet e shkollave te cilat pas dy ditësh nisin mësimin.



Erion Veliaj: ?Sot Tirana është shumë herë më e pastër, por e mira s?ka fund, mund të jetë edhe më pastër; nuk ka asnjë arsye që nëse është e pastër qendra, të mos jetë e pastër periferia dhe Peza, ku ne këtë fundjavë do të presim mijëra njerëz, të cilët nëse e gjejnë pastër, me gjasë edhe do ta lënë pastër, pasi të mbarojnë aktivitetet që përkujtojnë Festën e Pezës?.




Edhe këtë here numri qytetareve linte për te dëshiruar ndaj Veliaj u beri thirrje prindërve te japin shembullin për fëmijët e tyre.



Erion Veliaj: ?Nëse prindërit pastrojnë vetë, mbajnë pastër vetë, nuk lënë plehrat në ashensor, nuk ndotin poshtë pallatit, sigurisht që fëmijët e kanë marrë leksionin e parë para se të shkojnë në shkollë. Kështu që, mësimet më të mira janë ato që japim me shembull personal. Bashkia e ka dhënë shembullin e saj personal, do vazhdojmë ta bëjmë përditë, por na duhet aleanca e një milionë qytetarëve?, deklaroi Veliaj, teksa theksoi se puna e bërë këto kohë ka dhënë rezultate pozitive duke pasur tashmë një mjedis më të pastër?.



Ndërsa ministri Klosi ne ditën botërore te pastrimit ka zgjedhur te vizitoje homologun e tij ne Prishtinë. Ndërsa e ka cilësuar si fillimin e një operacioni te madh për pastrimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form