Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha nga Durrësi foli edhe për trafikun e kokainës në vendit tonë. Referuar sasisë prej 613 kg kokainë të kapur në port, në shkurt të këtij viti, Basha tha se futja e kësaj sasie të madhe droge është bërë më garanci politike.
Sipas tij, ata që garantuan drogën në Xibrakë, garantuan edhe drogën në Maminas.
Basha: Qyteti ku ndodhemi sot është simbol i shumëfishtë i asaj që i ndodh shoqërisë qyteteve, ekonomisë, njerëzve të thjeshtë ku qeveris krimi. Porti i Durrësit është dëshmitar i përditshëm dhe i përnatshëm i aferave të tmerrshme si ajo e drogës së Maminasit. 180 mln euro kokainë u futën vetëm pasi u dhanë garancitë më të larta. Partnerët tanë strategjikë janë në një stad më të avancuar të evidentimit jo thjesht dhe vetëm të ushtarëve dhe infrastrukturës kriminale të aferës së Maminasit, por edhe garantorëve politike. Nuk ka habi dhe çudi, ata që garantuan Xibrakën, garantuan edhe Maminasin. Ai që garantoi Toyota Yarisin, i përket një grupi politikanësh që sot në lidhje të ngushtë me krimin janë kthyer në kërcënim serioz për stabilitetin e vendit , rajonit dhe eksportues të krimit, të drogës në Itali, Holandë, Gjermani dhe SHBA.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ata-qe-garantuan-xibraken-garantuan-edhe-kokainen-ne-maminas