Ora News – Basha: Ata që kanë abuzuar me taksat do të përfundojnë në burg

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike u tregoi hekurat e burgut atyre që sipas tij abuzojnë me taksat dhe gjobat fiktive ndaj bisnesit. Në ditën e 20 të protestës, gjatë një bashkëbisedimi me mpërfaqësuesit e biznesit, kryedemokrati u kërkoi atyre që të mabajnë shënim çdo emër që abuzon me ta, dhe të mos dorëzohen përballë presionit.
Basha: Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do t?i bëjë përgjegjes para ligjit, nuk do të shëptoni para forcës së ligjit të gjithë ju që terrorizoni shqiptarët, terrorizoni bizneset. Hajdutët e veshur me pushtet ta harrojnë se do negociojmë shkeljen e ligjit. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit.
Rrritja e rrogave me 10 përqind është mashtrim, tha Basha, duke deklaruar se edhe nëse realizohet shteti nuk i shlyen dot borxhet që ka ndaj qytetarëve fuqia blerëse e të cilëve sipas tij ka rënë me 21%
Basha premtoi rritje deri në 40 përqind të pensioneve dhe taksa të ulëta për biznesin dhe qytetarët.
Basha: Hera e fundit kur janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013. Ndërsa 420 mijë shqiptarë që punojnë në sektorin privat të vetmen rritje që kanë parë ka qenë rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23% ka qenë rritja e tatim fitimit për bizneset në 15%, që ka rezultuar në pushime masive nga puna dhe ulje pagash në sektorin privat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-10-rritje-paga-borxhi-ne-sektorin-publik-eshte-11/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS