Juristët paqartësi për vetingun në politikë: Propozimi i padetajuar, s'dihen ende mekanizmat

Ora News Lajme 2018-09-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu në politikë i propozuar nga Partia Demokratike, për juristët eshtë pozitive në pritshmëritë që ka publikur për ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë. Por ata mendojnë se nisma është ende e paqartë, po ashtu edhe mekanizimat që duhet të ndiqen në këtë proces të rëndësishëm të verifikimit të zyrtarëve.

Modeli i vettingut që u bë për herë të parë në Shqipëri në kuadër të reformës në drejtësi, mund të shërbejë si shembull për realizimin e projektit të propozuar nga opozita për vettingun në politikë.

Juristët që e njohin sistemin e drejtësisë, mendojnë se nisma kushtetuese e Partisë Demokratike, në fakt ende e padetajuar, duhet të marrë në konsiderate pyetje të rëndësishme si:

Nëse do të kalojë në të njëjtin rrugëtim edhe paketa ligjore e vettingut në politikë si ajo e drejtësisë?

Cila është kohëzgjatja dhe roli dhe ekspertiza e ndërkombëtarëve?

Erida Skëndaj: Nuk përcaktohet dhe nuk detajohet në mënyrë konkrete se cilat janë ato institucione të cilat duhet të jenë të pavarura për ta bërë vettingun në politikë. Si zgjidhen funksionarët që do të jenë pjesë e këtyre institucioneve dhe do të bëjnë vettingun në politikë dhe cilat janë kriteret që këta funksionarë duhet të plotësojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/juristet-paqartesi-vetingun-ne-politike-propozimi-i-padetajuar-sdihen-ende-mekanizmat

Share This Video


Download

  
Report form