Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maxhoranca rrëzon nismën që PD e cilësoi si vija e kuqe që do të diktojë sjelljen e saj institucionale, vetingun në politikë.
Këshilli i Legjislacionit vetëm me votat e maxhorancës i propozoi kuvendit ta rrëzojë nismën duke theksuar se Komisioni i Venecias ka evidentuar probleme.
Unë mendoj ti japim mbështetjen e duhur politike jo nismave që kërkojnë të vendosur rregulla loje në tavolinë por t'u japim jetë nismave kushtetuese e ligjore që synojnë të zgjidhin në themel problemet.
Opozita argumentet e maxhorancës i cilësoi si refren për të mbajtur gjallë lidhjet e politikës me botën e krimit.
Oerd Bylykbashi: "Vetingu i politikanit me të gjyqtarit nuk ndryshon sa i takon marrëdhënies kriminale. Rregullat mund të jenë të ndryshme, do i bëjmë në ligj të gjitha."
Në këshill të legjislacionit edhe pse në tryezë ishte draft opinioni i Venecias nuk u fol teknikisht për vetingun në politikë duke përqëndruar debatin për më shumë se dy orë në akuza politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/maxhoranca-rrezon-nismen-pd-vetingun-ne-politike