Ora News - Analisti: Pengimi i Vuçiç, budallëk me brirë! Kufijtë e Kosovës nuk janë në Drenicë

Ora News Lajme 2018-09-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti, Nexhmendin Spahiu, e cilëson një skandal ajo çfarë ndodhi me presidentin serb Vuçiç në Drenicë.

Në një lidhje telefonike për Ora News nga Mitrovica, Spahiu thotë pengimi i vizitës së Vuçiç përkundër axhendës provokative të tij, tregoi mungesë serioziteti të autoriteteve në Kosovë dhe një papjekuri të shoqërisë kosovare.

Spahiu: Shfaqi një jo seriozitet të klasës politike në Kosovë, solli një shpërfaqje të shoqërisë kosovare që është akoma e papjekur dhe që nuk e di se çfarë do. Pengimi që të vizitohet një fshat me tre shtëpi serbe në Drenicë ishte një budallallëk me brirë dhe tregon një mentalitet të një pjesë të shoqërisë kosovare si të kohës së Haxhi Qamilit.

Kjo tregon se për disa kufijtë e Kosovës janë në Drenicë, jo aty ku i ka bërë NATO dhe 116 kombe të botës. Për dikë është plotësisht e pranueshme që Vuçiç të futet në Kosovë dhe të vitzitojë ato vende që ka vizituar por në Drenicë nuk bën. Ishte një gjë tepër skandaloze.

Vuçiç ishte provokativ në axhendën e tij por kjo duhet të ishte marrë me mend kur autoritetet kosovare i kanë dhënë lejen për tu futur në Kosovë. Disa prej autoriteteve në Kosovë thanë se nuk mund të vizitojë liqenin e Gazivodës, pastaj u tërhoqën nën presionin amerikan.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/analisti-pengimi-i-vucic-budallek-me-brire-kufijte-e-kosoves-nuk-jane-ne-drenice

Share This Video


Download

  
Report form