Ora News - Korçë, kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu

Ora News Lajme 2018-09-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari në Gjykatën e Korçës, Besnik Shehu është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë gjyqtari, i cili ka thënë se ai tha familja e tij u kërcënuan nga shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Sipas gjyqtarit, shkak është bërë një çështje civile lidhur me pronësinë.

Burime nga policia e Korçës thonë se dy persona e kanë kërcënuar gjyqtarin në momentin kur ai ka dalë nga shtëpia e tij.

Po ashtu mësohet se policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat dy personat dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Konflikti i pronësië

Paditesi Albert Qeraxhi, i cili kërkonte anulim të vendimit te komisionit për shkak se tokat e tij e kishin zënë Myrtollaret. Prefektura e qarkut Korçe ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësise. Është dhënë vendimi i shkallës se parë duke anulluar aktet per fshatin Porodinë. Është bërë gjykimi në apel dhe ka ngelur në fuqi. Sot çështja është në Gjykatën e Lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-kercenohet-me-jete-gjyqtari-besnik-shehu

Share This Video


Download

  
Report form