TIRANE - Andrea Pepi, njëri prej aktorëve të Teatrit të Korçës, i cili luan rolin e murgut grek Shën Kozmait, në shfaqjen e Namik Dokles, "Shën Maria e Beratit", pas protestës së Mitropolisë së Korçës është ndjerë dje i kërcënuar nëpërmjet telefonit të shtëpisë së tij nga njerëz anonimë. Ndalimi i shfaqjes ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Nga njëra anë artistët, përfshi dhe dramaturgun Dokle protestojnë kundër censurimit të shfaqjes dhe nga ana tjetër Mitropolia reagon zyrtarisht duke kërkuar pezullimin, sipas gjykimit që kanë vendosur klerikët e këtij institucioni fetar. Ndërkohë publiku i Korçës, edhe pse është një komunitet ortodoks "e ka ndjekur me admirim shfaqjen", thotë Pepi.
(ad.ti/shqiptarja.com)