http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj per here te pare kane lene te hapur mundësinë se ligji per ndërtimin e Teatrit te Ri Kombëtar do te ndryshoje. Ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme ?Andon Zako Çajupi?, Veliaj premtoi se ligji do te dakortesohet me Komisionin Europian.
?Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian.?
Veliaj theksoi se ky proces konsultimi nuk vendos ne diskutim ndërtimin e nje Teatri te Ri Kombëtar.
?Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri!?
Ligji per ndërtimin e Teatrit te ri Kombëtar u kthye per rishqyrtim nga presidenti i Republikës ne fund te muajit korrik dhe asokohe figurat me te rëndësishme te mazhorances bene te qarte se dekreti do te rrezohej.
Por gjate ditëve te fundit mazhoranca vendosi t?i jape me shume kohe komisioneve parlamentare per shqyrtimin e dekretit, duke shtyre per ne datën 20 shtator votimin per Teatrin e ri Kombëtar.