Ndryshon ligji për koncesionet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kritikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria do të heqë dorë nga koncesionet me propozim të pa kërkuar, një prej kauzave kryesore të opozitës kohët e fundit.



Vete kreu i komisionit Erjon Brace ka deklaruar se është kundër kësaj praktike, ndaj dhe në shtator pritet që ligji për koncesionet të ndryshojë me qëllim anulimin e kësaj procedure, e cila nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi



Qeveritë në vitet e fundit kanë dhënë qindra koncesione me propozim të pa kërkuar si për shfrytëzim të pasurisë publike ashtu edhe në shërbime, të cilat janë kaluar mes debatesh të forta politike. Së fundmi opozita këmbëngul se qeveria i ka dhënë këto koncesione pa gare, pikërisht për t?i dhuruar ato tek klientët e saj.



Këto debate u bënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, teksa Komisioni Prokurimit Publik kërkoi një shtesë strukture për të përballuar fluksin e punëve, por buxheti i shtetit nuk kishte më lekë për këtë vit.

Share This Video


Download

  
Report form