Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës do të ndryshojë ligjin per hidrokarburet në mënyrë që të lehtësojë sa më shumë kushtet për privatizimin e "Albpetrolit". Zv/ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, u shpreh në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se projektligji i ri për prodhimin e kërkimin e naftës dhe gazit do të bëjë që pozita e shoqërisë së privatizuar në treg të trashëgojë të njëjtat të drejta dhe detyrime që kompania ka patur kur ishte shtetërore. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë deri tani nuk ka patur asnjë firmë e cila të interesohej për privatizimin e një prej rafinerive më të mëdha të naftës në Shqipëri, duke nxitur kështu që ministria të hartojë menjëherë një draft që synon t'i hapë rrugë procesit të privatizimit. Ndërkaq deputetët e opozitës kanë braktisur diskutimet gjatë prezantimit të projektligjit në Komision, pasi janë ankuar se janë informuar shumë vonë për rendin e ditës. Kompania "Albpetrol" pas privatizimit do të marrë direkt licencën 25-vjeçare për të operuar në tregun shqiptar. Ndërkohë që të hënën e ardhshme drafti për hidrokarburet do të diskutohet edhe njëherë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Ministry of Economy and Energy will change the law on hydrocarbons in order to facilitate as much as the conditions for privatization of "Albpetrol". Deputy / Minister of Economy, Enno Bozdo, said Productive Activities Commission of the new bill for the production of oil and gas will cause the position of the privatized company in the market entail the same rights and obligations that the company has had when he was state. According to sources from the Ministry of Economy has so far not had any firm which the interesohej the privatization of one of the largest refineries of oil in Albania, prompting the ministry to immediately develop a draft that is intended to pave the way process privatization. Meanwhile, opposition MPs have abandoned the discussions during the presentation of the draft to the Commission, after complaining that they are informed too late for the agenda. Company "Albpetrol" after privatization will get straight 25-year license to operate in the Albanian market. While the draft next Monday for hydrocarbons will be discussed again in Productive Activities Commission.