Ora News - Ura e Golikut pret ndërhyrjen, përveçse Monument Kultures, lidh katër fshatra

Ora News Lajme 2018-09-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ura e Golikut në Pogradec, Monument Kulture i kategorisë së parë, por që ka pësuar dëmtime të mëdha ndër vite, është në pritje të rikonstruksionit. Nyje lidhëse për banorët e katër fshatrave, ajo bëhet e rrezikshme në dimër, ndaj edhe banorët apelojnë që ndërhyrja të jetë e shpejtë për të shpëtuar objektin me vlera të rralla.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi në korrik projektin e ndërhyrjes, por puna në urën e Golikut në Pogradec nuk ka nisur ende.

E ndërtuar në shekullin e XVII, e gjatë 17 metra, e gjerë 3 metra dhe 10 metër e lartë, ura ka pësuar dëmtime në bazament dhe dy këmbë të saj.

Por veç vlerave si Monument Kulture, ura e Golikut është vetme nyje lidhëse e 4 fshatrave me 600 banorë të zonës së Mokrës, që kalojnë aty çdo ditë.

Ata thonë se janë prej vitesh në pritje të ndërhyrjes që do të shpëtojë urën por edhe ata nga rreziqet që u vijnë prej dëmtimit të saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ura-e-golikut-pret-nderhyrjen-pervecse-monument-kultures-lidh-kater-fshatra

Share This Video


Download

  
Report form