Ora News- “Ura e Mesit” monumenti i kulturës i harruar nga shteti

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me status është shpallur monument kulture prej vitesh, por vëmendja që tregohet ndaj saj dëshmon çdo ditë të kundërtën.
Ndërhyrjet e bëra pak vite më parë u cilësuan në shkelje me rregulloren e restaurimit të monumenteve, pasi gurët e hequr u zevendësuan duke përdorur beton, ç?ka është kategorikisht e ndaluar.
Rezultatet u panë në pak kohë, pasi sot të gjithë gurët kanë rënë, e po ashtu muri anësor ka pësuar shembje, duke rrezikuar edhe elementet e veçantë të kësaj vepre arti, e ndërtuar me 13 harqe josimetrike që dikur sherbente për të lidhur fshatin Postribë me kalanë e vjetër të Drishtit, edhe sot e banuar.
Vizitorëve të shumtë që vijnë në këtë zonë, sikur të mos i mjaftojnë dëmtimet e urës, u duhet të shohin përreth edhe prezencën e lartë të mbetjeve urbane.
Asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga pushteti vendor për pastrimin e tyre, duke e lënë gjithçka në mëshirë të fatit, e duke ndotur edhe lumin Kir që përshkon këmbët e kësaj ure.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ura-e-mes...

Share This Video


Download

  
Report form