Report TV - Sulmi me armë, gazetarja Klodiana Lala dëshmon para grupit hetimor

Report TV 2018-08-31

Views 0

TIRANE-Pas 24 orëve askush nuk është në pranga për sulmin me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala. REPORT TV mëson se paraditen e sotme është zhvilluar një takim në prokurorinë e Tiranës mes drejtueses së këtij institucioni Elisabeta Imeraj, drejtorit të Policisë së Shtetit Veliu, atij të Tiranës Skënderaj dhe vetë gazetares Klodiana Lala. Pas takimit gazetarja po jep dëshminë para grupit hetimor, ndërsa hetimet janë fokusuar në pistën e kërcënimit për shkak të detyrës.

REPORT TV mëson se ka një rreth personash që do të shoqërohen për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa drejtuesit e policisë së shtetit dhe Tiranës pas përfundimit të takimit nuk kanë pranuar që të japin asnjë deklaratë. Ndërkohë që grupi hetimor ka marrë dëshmitë e para, ka analizuar tabulatet e bisedave telefonike për të shkuar në gjurmët e autor/ëve të ngjarjes.

Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.

Share This Video


Download

  
Report form