Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar arratia e 33-vjeçarit, Alfred Pllumbaj, i cili vrau mbrëmjen e së hënës (27 gusht 2018)fqinjin e tij Prendush Fusha 55 vjeç.
Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.
"Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasitAlfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen "Mark Lula", Shkodër" njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të "Vrasja me dashje" e "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme¨ve te¨ ftohta".
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen "Mark Lula".
Alfred Pëllumbi vrau me thikë fqinjin që e kishte denoncuar në polici për vjedhje. 30 vjeçari sulmoi në derë të shtëpisë Prendush Fushën, vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga komisariati.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrau-fqinjin-se-e-denoncoi-vjedhjen-e-baneses-arrestohet-33-vjecari