#rtvora #oranews
Një 43 vjeçar u vra me armë zjarri në Dukagjin të Malësisë së Madhe në një ngjarje që mbetet e mbuluar me të panjohura. Gjergj Krygja u ekzekutua në fshatin e lindjes ku kishte shkuar të mblidhte prodhimet e dimrit, me skenar të njëjtë si Lazër Arraj, dy javë më parë.
Një 43 vjeçar u vra në Malësinë e Dukagjinit këtë të mërkurë.
Gjergj Krygja u qëllua me armë zjarri disa metra larg banesës së tij, në rrethana ende të paqarta dhe pa një autor të identifikuar.
Ngjarja u shënua rreth orës 11.40 minuta në fshatin Sumë të njësisë administrative të Pultit, në Dukagjin.
Të dhënat paraprake të siguruara nga burime policore, bëjnë me dije se viktima nuk ishte një person me probleme dhe që nuk kishte raportuar për ndonjë konflikt.
43 vjeçari jetonte prej disa vitesh në fshat, por kthehej atje për të mbledhur prodhimet e dimrit, siç kishte bërë edhe këtë herë, që rezultoi të ishte udhëtimi i tij i fundit drejt kësaj zone të thellë malore.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qellohet-vdekje-nje-person-ne-dukagjin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp