Zjarrveniet e qellimshme ne 80 % te rasteve

RTV KLAN 2018-08-28

Views 1

Zjarrvënia e qëllimshme vijon të jetë problem edhe këtë sezon veror, ndonëse në një numër dhjetra herë më të vogël se një vit më parë. Këtë e konfirmon në një intervistë për TV Klan, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako. Sipas Çakos, nga Qershori deri në muajin Gusht janë regjsitruar 73 raste zjarri.

"Në 80% te rasteve janë zjarre me dashje të vendosura nga persona që synojne qoftë për të dëmtuar pasurinë  e qytetarëve apo edhe për të hapur kullota për bagëtitë. Deri tani janë regjistruar 73 raste zjarri ne shkallë vendi dhe 1 i proceduar penalisht në Kombinat".

Dy kanë qenë rastet më të rënda gjatë stinës së verës.

"Zjarret me problematikë më shqetësuese ka qenë ai i pyllit të Semanit, ku u dogj 7 ha shkurre dhe pishë, dhe zjarri i shfaqur afër qytetit të Lushnjes".

Ndryshe nga një vit më parë ku u regjistruan mbi 300 raste zjarri dhe u dogjën rreth 14 mijë ha tokë, këtë vit shfira është dhjetra herë më e vogël.

"Sipërfaqja e djegur në total është rreth 30 ha në raport me 362 raste ose 14 mijë ha të shkrumbuar në 2017".

Duke folur për kapacitetet e Emergjencave Civile, Çako tha se mbi 1400 persona janë në dispozicion për çdo rast emergjent si dhe qindra mjete duke vijuar nga zjarrfikëset si dhe makina e varka shpëtimi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS