Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ajet Hasani, shqiptari i Kosovës që për të shpëtuar një këlysh nga treni u aksidentua rëndë, po mjekohet në spitalin universitar të Traumës. 39 vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup nga përplasja e trenit. Ai nuk është në gjendje të flasë por bashkëshortja tregon ngjarjen dhe thotë se skenën e kanë parë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.
Në dhomën 3 në nerokirugji në spitalin universitar të Truamës, është i shtruar dhe qëndron nën kujdesin e mjekëve Ajet Hasani.
Pamjet janë të rënda, pasi 31 vjeçari babi i dy fëmijëve ka dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe fraktura të renda në trup. Ajet Hasani u bë i njohur për qytetarët për ngarjen e pazakontë dhe aktin që për pak nuk u kthye në tragjedi.
Ai është nga Kosova dhe gjatë pushimeve verore në Durrës me bashkëshorten dhe dy fëmijët u kujdes edhe për 3 këlyshë pa pronar, dhe në një moment kur po kalonte shinat e trenit, një nga klyshët ngeci në shina. Në përpjekje për të larguar qenin dhe për këtë ia doli, Ajeti u aksidentuar rëndë. Ai e ka të pamundur të flasë, por bashkëshortja Mirlinda ka parë te gjithë skenën që sot mbetet një ngjarje e hidhur edhe për dy fëmijët 10 dhe 8 vjeç të cilët kanë qenë dëshmitarë.
Mirlinda Hasani: Ne ishim thjesht për pushimë këtu në Durrës, shkuam në plazh. Duke u kthyer takuam tre qen të vegjël, bashkëshorti donte ti ushqente, luajti pak me ta. Më pas erdhi treni, në këto momente i largoi që treni mos ti merrte, pasi mbërriti treni një këlysh i vogël tentoi të hynte nën shina dhe bashkëshorti shkoi ta merrte. Këlyshin e shpëtoi, në ato moment e ka goditur treni. Kam pasur fëmijët me vete, që e kanë parë ngjarjen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shpetoi-qenin-por-rrezikoi-jeten-ora-news-prane-39-vjecarit-nga-kosova