DURRES- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e unazën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën Erjon Beli 30-vjeç, pasi automjeti tip Renault me targa AA477YN me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.