Balla: Biznesmenin e arrestuar në Greqi Mondi Bego e njoh familjarisht, nuk ka pasur mbrojtjen time

Report TV 2018-08-21

Views 0

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli sot në një konferencë të përbashkët me dy deputetë të Bundestagut, por nuk iu shmang dot çështjes që ka trazuar këto ditë gushti politikën shqiptare, arrestimi i biznesmenit Edmond Bego në Greqi.

I gjendur përballë akuzave të opozitës se është ortaku i tij në biznes, Balla sqaroi sot çdo detaj për lidhjet me Edmond Begon. Ai u shpreh se e njeh familjarisht, por nuk di që ku personazh të ketë pasur ndonjëherë mburojë politike. Socialisti sfidoi edhe njëherë demokratët, që t?i drejtoheshin Prokurorisë për të gjitha akuzat e artikuluar në media, por edhe të tjera në lidhje me këtë çështje.

Lidhur me akuzat e gojëtarëve të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qenë sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë.  Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, nxënës shembullorë.

Ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen më të mirë e ka dhënë dje policia e shtetit. Ky skenar është thjesht një pjesë e Babales 3. Personi nuk ka qënë në kërkim. Pas verifikimit që zgjat 40 ditë, do të shohim nëse personi ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike.

I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal. E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.

Share This Video


Download

  
Report form