Në kulmin e sezonit turistik, vjedhja e banesave në fshatin Vuno pranë Bashkisë së Himarës është shndërruar në një problem serioz për qytetarët. Teksa denoncojnë në "Report Tv" situatën, banorët bëjnë të ditur se brenda 2 muajve në Vuno janë vjedhur mbi 15 banesa.
Sipas banorëve, kjo situatë ka ngjallur frikë kryesisht tek të moshuarit, të cilët nuk dalin nga banesat nga frika se mos u vjedhin shtëpinë.
Nuk kam parë asnjë masë të marrë. Nuk ka pasur raste dhune sepse ska pasur njeri në shtëpi. Futen, vjedhin dhe ikin. Nuk vëmë dot gishtin për autorët. Frikë kemi por edhe policia s?ka ç?bën. Nuk do të ruajë çdo sokak.
Banor i zonës
Gazetari Limoz Didani për ?Report Tv? ka bërë se vjedhjet janë thuajse identike dhe bëhën kur në shtëpi nuk ka njerëz.
Hajdutët marrin para dhe sende me vlerë. Nuk ka asnjë autor të identifikuar. Rastet janë thuajse identike, bëhen kur nuk kanë njerëz në shtëpi. Merret çdo gjë me vlerë.
Dyshohet se autorët janë disa punëtorë që punojnë në qendër të fshatit. Dy muaj më parë nuk kishte asnjë vjedhje.
Limoz Didani, gazetar
Edhe pse gjatë sezonit veror Komisaritatit të Himarës i janë shtuar forca të tjera policore, që patrullojnë përgjatë gjithë zonës së bregdetit, situata e grabitjeve mbetet shqetësuese. "Report Tv" ka kontaktuar me përfaqësues të Policisë në Himarë dhe në Drejtorinë e Policisë Vlorë, të cilët kanë pranuar situatën problematike, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të grabitjes, pasi bashkëpunimi me policinë do t?i vijë në ndihmë uniformave blu edhe për kapjen ose identifikimin e autorëve.