Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri në një lidhje telefonike për Ora News tha se ambasada do të jetë pranë dy familjeve shqiptare të afërmit e të cilave humbën jetën nga shembja dramatike e urës në Xhenova.
Bitri: Sot kontaktova me familjarët për t'u shprehur ngushëllimet dhe gatishmërinë për t'u qenë pranë për çdo nevojë. Nëpër spitalet e qytetit të Xhenovës nuk kemi shqiptarë të lënduar, gjë që është një lajm i mirë. Shpresoj të mos kemi më raste të tilla.
Jemi duke pritur nevojat që ata do të paraqesin. Pranë dy familjeve është konsulli ynë i nderit në Xhenova dhe diplomatë nga konsullata jonë në Milano.
Do të shikohet sipas rastit dhe kërkesat që paraqesin familjarët. Natyrisht duke respektuar protokollin e situatës dhe koston që do të përcaktohet në vijim.
Ngjarja është një tragjedi e rëndë që ka tronditur njerëzit, por e gjithë Italia është në një moment të lënduar emocional.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vdekja-e-dy-shqiptareve-ne-xhenova-bitri-ora-news-ndihme-familjeve