http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Jugut kanë njoftuar për takimin e radhës midis tyre në fundin e shtatorit.
Për herë të parë presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan në prill, ku nënshkruan Deklaratën e Panmunjom, duke premtuar të krijojnë marrëdhënie më të ngushta dhe të punojnë për t?i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koresë.
Samiti i ardhshëm do të jetë takimi i tretë i tyre këtë vit, pas një takimi të dytë në maj në zonën e çmilitarizuar (DMZ) që ndan veriun dhe jugun.
Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut njoftoi takimin e ardhshëm pas një raundi bisedimesh të nivelit të lartë midis zyrtarëve nga Penianit dhe Seul në DMZ të hënën.