SEUL- Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Kim Kwan- jin tha sot se Korea e Veriut ka lëvizur një raketë me rreze të ndërmjetme drejt brigjeve lindore si një provë e stërvitjes ushtarake, por që nuk ka qëllim goditjen e SHBA-së. Në një takim në komitetin parlamentar të mbrojtjes Kim mohoi lajmet e publikuara nga media se Peniani ka lëvizur një raketë KN-08 e cila besohet se ka një rreze prej 10 mijë kilometrash në drejtim të SHBA-së. (ad.ti/shqiptarja.com)