Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla për heqjen e sekuestron preventive të pronave të tij.
Më herët, avokati i zt.Llalla, Sokol Hazizaj, ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish-kryeprokurorit.
Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë
Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..
Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.
Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.
Llalla hetohet për "shpërdorim detyre", "deklarim të rremë të pasurisë" dhe "pastrim të produkteve të veprës penale"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/llalla-kerkon-heqjen-e-sekuestros-pronat-e-tij