Ora News - Ragmi Mustafa: Koha që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën

Ora News Emisione 2018-08-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa në një lidhje me skype për Ora News, thotë se në kohën kur po përmbyllen bisedimet Prishtinë-Beograd, është momentin kur Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën. Sipas tij, Lugina ka qenë pjesë integrale e Kosovës dhe nuk mund të jetë jashtë saj, pasi siç thekson Mustafa, Serbia do të vijojë represionin për ta shpopulluar

Mustafa: Unë kujtoj se shqiptarët e Luginës së Preshevës këtë shprehje të vullnetit të tyre politik për të qenë pjesë e Kosovës, daton që nga 22 marsi 1992, kur në kohën e regjimit të ashpër të diktatorit dhe kasapit të Ballkanit, Millosheviç, dolën në referendum dhe votuan për autonomi territoriale me të drejtë për t'u bashkëngjitur me Kosovën. Duke u bazuar në deklaratat numerike të autoriteteve të Beogradit se është momenti kohor të zgjidhni problemin me shqiptarët një herë e përgjithmonë, atëherë duke qenë shqiptarë në Luginën e Preshevës, të njëjtët shqiptarë në Kosovë, pa dyshim kemi vlerësuar se në tryezën e bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel, të vendoset edhe çështja e Bashkimit të Luginës së Preshevës me republikën e Kosovës.

-Mendoni se kjo kërkesë mund t'i sjellë një faturë të rëndë Kosovës, duke i dhënë Serbisë veriun?

Mustafa: Në asnjë mënyrë nuk do t'i sjellë një faturë të rëndë autoriteteve të Republikës së Kosovës. Institucionet e Kosovës, duke filluar nga Parlamenti, Presidenti dhe qeveria duhet të jenë tok në këtë situatë, duhet të gjejnë mënyrën më të mirë të mundshme për të jetësuar referendumin e 22 marsit 1992 të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në këtë fushë, konsideroj se ka mjaft njerëz të aftë dhe politikanë që do të duhet të gjejnë zgjidhje të mira edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në momentin që po përmbyllen bisedimet Prishtinë-Beograd, nëse shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten jashtë territorit të Kosovës, pa dyshim që Serbia është duke vazhduar akoma më shumë c duke boshatisur pas disa vitesh Luginën e Preshevës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ragmi-mustafa-koha-qe-lugina-e-presheves-te-bashkohet-me-kosoven

Share This Video


Download

  
Report form