Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Korigjimi i kufijve në mënyrë paqësore nuk nënkupton hapjen e kutisë së Pandorës" deklaron presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij që po mban nga presidenca.
Sa i takon kërkesës së institucionalizuar të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t?u bashkuar me Kosovë, Thaçi tha se nga Serbia ka refuzim kategorik por ajo do prezantohet në tryezën e dialogut.
"I them po kërkesës racionale. E cila ka mundësi të realizohet në mënyrë parësore. Në cdo rast i siguroj se deri në fund do bëj përpjekje që vullneti i tyre të realizohet. Si presidenti nuk do jem palë i tekave personale apo partiake. Jam i vendosur që ta bëj këtë betejë. Në rast se dështoj nuk do të jem i turpërua. Do bëj përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike Aktualisht ka një refuzim kategorik nga Serbia. Ta prezantojmë në tryezën e dialog. Do të jetë refuzim kategorik por pala duhet të mësohen me kërkesën e drejtë e historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Korigjimi i kufijve nuk nënkupton bashkangjitjen me një shtet tjetër. Bashkimi më i madh ndodh në Bruksel, me BE-në."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korigjimi-i-kufijve-ne-menyre-paqesore-nuk-nenkupton-hapjen-e-kutise-se-pandores