Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Selia blu akuzon maxhorancën se skema korruktive e koncesioneve dhe e Partneritetit Publik Privat ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.7 miliardë euro.
Në një konferencë për median deputeti Agron Shehaj tha se nga ky veprim çdo njërës prej familjeve shqiptare i është vjedhur mesatarisht 5 mijë euro.
Agron Shehaj: Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet sepse ne kete menyre thela bëhet me e majme, vidhet me shume dhe për një kohë të gjatë.
Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore.
Shehaj premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet të Partisë Demokratike të gjitha kontratat abuzive do të rishikohen
Agron Shehaj: "Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive do të jetë Akti i parë që partia demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve. Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer."
Sipas Shehaj investitorët e huaj largohen nga Shqipëria pasi po favorizohen vetëm bizneset pranë kryeministrit Rama
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-skema-korruptive-e-koncesioneve-dhe-ppp-ve-demtoi-37-mln-euro-buxhetin-e-shtetit