Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet efektivi i policisë së Durrësit Sherif Hajdari.
Arrestimi i tij është bërë një ditë pasi bashkëshortja e tij, Merita, 47 vjeç, u gjet e vrarë në banesë dhe ndaj tij rëndon akuza "shkaktim vetëvrasjeje".
Ngjarja u rregjistrua mesditën e djeshme në lagjen Nr 7 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja u vetëqëllua me një plumb në kokë dhe ka ndërruar menjëherë jetë.
?Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?,- sqaroi policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Vrasja kur ne banese ishte dhe djali
Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarr edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje. Mësohet se në banesën 3-katëshe të çiftit Hajdari, në mementin e ngjarjes të pranishëm ndodheshin edhe djali i tyre si dhe kunata (nusja e vëllait).
Grupi hetimor me praninë e Prokurorit të gatshëm dhe oficerët e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë gjetur të afërmit në gjendje të rënduar psikologjike.
"Po vazhdojmë me hetime intesive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kemi dërguar në laboratorin balistik armën e zjarrit për të përcaktuar dhe mësuar mbi përdoruesin. Nga hetimet e deritanishme na rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ne nuk e përjashtojmë një veasje të mundëshme"
Gjithashtu u mor në pyetje dhe familjaret te cilet ishin shprehur se dëgjuan të shtënën e armës dhe kur shkuan brenda shtëpisë gjetën të vdekur 47-vjecaren, ndërsa brenda saj gjetën armën e krimit.
Sipas banorëve të zonës, familja Hajdari ka një reputacion të mirë në lagjen ku ata jetojin prej vitesh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-arrestohet-polici-akuzohet-se-coi-gruan-ne-vetevrasje