Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj
Në seancën dëgjimore rezultoi se Dollapaj nuk kishte fshehje pasurie
Edhe përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës dhe integritetit moral, dollapaj është vlerësuar si i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.
Arben Dollapaj është një nga prokurorët e njohur të sistemit të akuzës në Shqipëri pasi ka drejtuar Prokurorinë e Durrësit për disa vite me radhë.
Më pas u transferua në Tiranë ku mori pjesë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit që në momentet e para duke kryer veprimet në fshatrat që u prekën nga shpërthimi e derisa dosja u dërgua në Gjykatën e Lartë.
Për disa vite me radhë Arben Dollapaj ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Prgjithshme por edhe si drejtues i sektorit të Inspektimit dhe më vonë u transferua në Apelin e Shkodrës ku punon aktualisht. Para transferimit në Shkodër ai u përfshi në një debat publik me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kalon-vetingun-prokurori-i-prokurorise-se-apelit-shkoder-arben-dollapaj