Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë zv.drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani.
Me vendimin e shpallur ditën e enjte, KPK ka vlerësuar se prokurori Osmani e kalon me sukses vetingun pasi i plotëson të tre komponentët për të vazhduar qëndrimin në detyrë.
Pas vendimit të KPK prokurori tha se ndjehet si në ditën kur ka marrë provimet në shkollë.
Prokurori Osmani ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit ndërsa gjatë gjithë procesit të vettingut, ka zgjedhur të mbrohet vetë pa avokat.
Gentian Osmani është një nga prokurorët që po heton dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe anëtar i grupit hetimor për përgjimin e publikuar nga PD në lidhje me Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-gentian-osmani